Elon Musk vazhdon të kundërshtojë përdorimin e rrjetit Starlink nga Ukraina për sulme ushtarake në thellësi të territorit rus, raportojnë burime të cituara nga “Kyiv Independent”.
Të lidhura
None found
Ukraina kërkon ta shfrytëzojë teknologjinë e SpaceX për të fuqizuar operacionet me dronë dhe për të goditur objektiva ushtarake ruse, mes tyre edhe lëshuesit e raketave balistike.
Sipas burimeve, Musk mendon se një përdorim i tillë i Starlink do të sillte përshkallëzim të luftës dhe nuk do të kontribuonte në vendosjen e paqes. Kjo çështje është diskutuar edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, por deri tani palët nuk kanë gjetur një dakordësi.
Negociatat mes Musk dhe ish-ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, raportohet se kanë përfunduar pa rezultat. Po ashtu, nuk është e qartë nëse vendimin përfundimtar e merr SpaceX apo administrata amerikane.
Për Ukrainën, Starlink mbetet një element kyç në zhvillimin e operacioneve me dronë, ndërsa synimi është që kjo teknologji të përdoret edhe kundër sistemeve ruse të raketave balistike.
