Manchester United ka nisur kontaktet e para me Bruno Fernandes për zgjatjen e kontratës, pasi klubi anglez dëshiron të garantojë qëndrimin e kapitenit në “Old Trafford”.
Të lidhura
None found
Reprezentuesi portugez, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Sporting CP në janar të vitit 2020, ka fituar një rol qendror në skuadër dhe tashmë është 31 vjeç.
“Daily Mail” raporton se marrëveshja aktuale e Fernandes skadon pas rreth 10 muajsh dhe parashikon një pagë prej 220 mijë funtesh në javë.
Gjithsesi, Manchester United e ka të drejtën ta zgjasë kontratën ekzistuese edhe për 12 muaj të tjerë.
Edhe pse gjatë verës u rikthyen zërat për të ardhmen e tij, drejtuesit e klubit anglez duan ta mbajnë mes tyre mesfushorin portugez.
Synimi i United është që një marrëveshje e re me Fernandes të arrihet përpara përfundimit të këtij viti.
