Demolli për kandidaturën e Bekim Sejdiut: Kosovën do ta drejtojë me dinjitet dhe integritet

Ish-deputeti i LDK-së, Haki Demolli, i ka përcjellë urimet e tij profesorit të Fakultetit Juridik, Bekim Sejdiut, pas kandidimit të tij për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Demolli e ka cilësuar Sejdiun si koleg të respektuar dhe i ka uruar mbarësi në përballjen me këtë përgjegjësi të rëndësishme. Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që kandidati të fitojë besimin dhe përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Sejdiu do ta udhëhiqte vendin me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim.

“Urime të përzemërta profesorit dhe kolegut tim të nderuar, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës!

Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon jashtëzakonisht shumë fakti që një prej kolegëve tanë të rinj ka vendosur të marrë përsipër një sfidë kaq të madhe dhe një detyrë kaq të lartë shtetërore.

Përgjatë viteve të angazhimit tonë akademik, kemi ndarë jo vetëm njohuri dhe përvoja nga fusha e së drejtës, por edhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe së ardhmes së shtetit tonë.

Profesorit Bekim i uroj nga zemra suksese në këtë rrugëtim dhe, mbi të gjitha, besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Po ashtu, i uroj që Republikën e Kosovës ta drejtojë me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim, ashtu siç e njohim ne Bekën, duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Suksese, profesor Bekim, në këtë sfidë të re dhe të rëndësishme! Të priftë e mbara!

Me respekt e konsideratë kolegiale, Haki Demolli!”


Shtuar 31.08.2026 16:15

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis