Chelsea po e konsideron mesfushorin e Romës, Manu Kone, si kandidatin kryesor për të marrë vendin e Enzo Fernandez, nëse argjentinasi largohet nga “Stamford Bridge” për t’u transferuar te Manchester City.
Të lidhura
None found
Gazetari Santi Aouna i Foot Mercato raporton se Kone është zgjedhja e preferuar e klubit londinez, i cili po përgatitet për një largim të mundshëm të Fernandezit përpara përfundimit të afatit kalimtar.
Kone, që aktualisht luan për Romën, ka fituar një rol të rëndësishëm në skuadrën italiane dhe është shndërruar gjithashtu në një element me peshë te përfaqësuesja e Francës.
Ndërkohë, e ardhmja e Enzo Fernandez mbetet e paqartë, pasi Manchester City raportohet se ka shfaqur interes për mesfushorin argjentinas.
Për këtë arsye, Chelsea ka nisur të vlerësojë opsionet e mundshme për repartin e mesfushës, me Konen që aktualisht shihet si alternativa e parë.
Çmimi i kartonit të francezit vlerësohet në rreth 60 milionë euro, por ende nuk dihet nëse Roma do të pranonte të negocionte shitjen e tij.
