Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore për rastin që lidhet me barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.
Të lidhura
None found
Në këtë çështje penale akuzohen Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniç dhe Nenad Orloviç.
Procesi gjyqësor ka të bëjë me rrethanat dhe ngjarjet që shoqëruan vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se bllokuan rrugët kryesore duke përdorur mjete të rënda, përfshirë kamionë të ngarkuar me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.
Ndërkohë, në korrik kishte dështuar mbajtja e seancës së shqyrtimit fillestar ndaj personave të akuzuar për ngritjen e këtyre barrikadave.
