Përmbytjet e befasishme në Kanionin e Madh lënë të zhdukur 15 alpinistë, 62 persona evakuohen me helikopter

Autoritetet amerikane dyshojnë se rreth 15 alpinistë kanë humbur pas përmbytjeve të papritura që përfshinë disa zona të Kanionit të Madh, në Arizona.

Të lidhura

None found

Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA-së (NPS) bëri të ditur se përmbytjet nisën rreth orës 14:30, sipas kohës lokale, të shtunën, duke prekur zonën e Bright Angel Canyon dhe Phantom Ranch.

Si pasojë e situatës, 62 persona janë nxjerrë nga zona me helikopter. Autoritetet pritet të vijojnë kërkimet dhe operacionet e shpëtimit, ndërsa deri tani nuk ka raportime për të lënduar.

Nikki Baggs, 41 vjeçe, ishte mes personave të evakuuar. Ajo ndodhej në fund të Kanionit të Madh bashkë me dy shoqe.

“E gjithë kjo ishte e tmerrshme. Ishte një ditë e bukur dhe më pas njerëzit filluan të bërtisnin dhe të vraponin”, rrëfeu Baggs për BBC.

Ajo tha se sapo kishte vendosur sendet në një kasolle në Phantom Ranch, një zonë e izoluar në fund të kanionit, kur doli me shoqet për të kaluar ditën.

Gjithçka ndryshoi kur nisën reshjet. Baggs dhe dy shoqet e saj kërkuan strehim në një terren më të lartë dhe u ulën në një tavolinë pikniku, por pak më vonë rojet e parkut u kërkuan të zhvendoseshin sërish në një vend më të mbrojtur.

Ato qëndruan për disa orë në atë zonë, së bashku me persona të tjerë, derisa u morën me helikopter rreth orës 21:30, sipas kohës lokale.

Baggs tregoi se plani i tyre ishte të darkonin në Phantom Ranch. Megjithatë, pas asaj që përjetuan, ajo dhe shoqet e saj ndiheshin vetëm mirënjohëse që kishin shpëtuar.

42-vjeçarja vlerësoi punën e rojeve të parkut, duke theksuar se reagimi i tyre i shpejtë dhe i koordinuar u dha atyre një ndjenjë sigurie në një situatë të pasigurt.

Shërbimi i Parqeve Kombëtare u ka kërkuar të gjithë personave që mund të kenë të dhëna për alpinistë ose udhëtarë me çanta shpine, të ndodhur të shtunën në brendësi të kanionit përgjatë korridorit Bright Angel Creek, të kontaktojnë autoritetet.


Shtuar 31.08.2026 07:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis