Pas zhbllokimit të merkatos, Skënderbeu ka bërë zyrtarizimin e Massimiliano Dodës si përforcimin më të ri të skuadrës bardhekuqe.
Mbrojtësi 25-vjeçar sjell me vete një eksperiencë të konsiderueshme, pasi ka qenë pjesë e Palermos në Itali dhe ka përfaqësuar më herët edhe kombëtaret e moshave. Përpara transferimit te ekipi korçar, Doda ishte aktivizuar me klubin çek Dukla Praga.
Të lidhura
None found
Me këtë lëvizje, Skënderbeu synon të konsolidojë prapavijën duke shtuar sigurinë dhe përvojën, ndërsa futbollisti kërkon të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një periudhe të gjatë dëmtimi.
