VENDIMI/ Erjon Veliaj largon nga detyra Anuela Ristanin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka vendosur të shkarkojë Anuela Ristanin nga detyra.

Informacioni është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Të lidhura

None found

VENDIMI:

Në bazë të nenit 8, pika 2, dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si edhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

duke pasur parasysh se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si masë organizative e përkohshme, me synim ruajtjen e vijimësisë së administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në rrethanat e krijuara në atë periudhë;

duke marrë në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar të jetë juridikisht në fuqi dhe është njohur në dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja e fundit e kësaj Gjykate ka hequr çdo paqartësi lidhur me vijimësinë e këtij mandati, mbrojtjen e tij kushtetuese dhe autoritetin që rrjedh prej tij;

duke vlerësuar se vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe vendimtare për marrëdhëniet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, çka kërkon që çdo kompetencë e deleguar të ushtrohet në përputhje të plotë dhe në koordinim me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në aspektin kushtetues;

duke çmuar se, për shkak të karakterit të përkohshëm dhe të prejardhur, delegimi i kompetencave mund të vazhdojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe zbatohet në respekt të autoritetit kushtetues e ligjor të organit delegues, pa u kthyer në një burim të pavarur kompetencash të shkëputur prej tij;

duke konstatuar se gjatë periudhës në vijim, veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është vënë re një distancim gradual i ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, i shfaqur përmes mungesës së informimit dhe koordinimit institucional, moszbatimit të vendimeve gjyqësore, moszbatimit dhe refuzimit të urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si edhe veprimeve e mosveprimeve që kanë dëmtuar zinxhirin e zakonshëm të përgjegjësisë dhe drejtimit të Bashkisë;

duke konstatuar se kjo gjendje ka arritur kulmin me mosnjohjen e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që i atribuohen drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe ligji, duke krijuar një situatë ku delegimi, në vend që të sigurojë vijimësinë administrative, është bërë pengesë për ushtrimin real të mandatit të organit delegues;

duke vlerësuar se këto rrethana, të marra në tërësi dhe sidomos zhvillimet e fundit të përmendura më sipër, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale mbi bazën e të cilave është dhënë delegimi dhe e bëjnë vazhdimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionim normal të administratës dhe ushtrim efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur;

me synim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit të rregullt të Bashkisë së Tiranës, sigurimin e ofrimit të pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës,


sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis