Erion Veliaj i heq Anuela Ristanit kompetencat e deleguara: Refuzoi urdhrat dhe shkëputi koordinimin institucional

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të shfuqizojë urdhrin për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit te zëvendëskryetarja Anuela Ristani, e cila për pasojë nuk do të ushtrojë më kompetencat e deleguara.

Vendimi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Të lidhura

None found

Urdhri mbështetet në nenin 8, pika 2 dhe nenin 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si edhe në nenin 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.

Në dokument sqarohet se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, ishte nxjerrë si masë organizative e përkohshme, me synim garantimin e vijimit të punës së administratës dhe ofrimit të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në rrethanat e krijuara në atë periudhë.

Sipas vendimit, mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar të jetë juridikisht në fuqi dhe është njohur nga dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi më i fundit i kësaj gjykate, thuhet në dokument, ka larguar çdo paqartësi lidhur me vijimësinë e mandatit, mbrojtjen e tij kushtetuese dhe autoritetin që rrjedh prej tij.

Gjykata Kushtetuese ka krijuar kështu një rrethanë të re dhe përcaktuese për marrëdhëniet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, çdo kompetencë e deleguar duhet të ushtrohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me kryetarin e zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues.

Dokumenti nënvizon se delegimi, për shkak të karakterit të përkohshëm dhe derivative, mund të vazhdojë vetëm për aq kohë sa përmbush qëllimin për të cilin është dhënë. Ai duhet të zbatohet duke respektuar autoritetin kushtetues dhe ligjor të organit delegues dhe nuk mund të shndërrohet në një burim të pavarur kompetencash, të shkëputur prej tij.

Vendimi konstaton se, veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është vërejtur një largim gradual i ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur.

Kjo, sipas dokumentit, është shfaqur përmes mungesës së informimit dhe koordinimit institucional, moszbatimit të vendimeve gjyqësore, moszbatimit dhe refuzimit të urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si edhe përmes veprimeve dhe mosveprimeve që kanë dëmtuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit në Bashkinë e Tiranës.

Situata, thuhet më tej, ka arritur kulmin me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt. Në këtë mënyrë, delegimi, i cili fillimisht synonte të siguronte vijimësinë administrative, është kthyer në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues.

Rrethanat e përshkruara, së bashku me zhvillimet e fundit, konsiderohen një ndryshim thelbësor i kushteve institucionale në të cilat ishte dhënë delegimi. Sipas urdhrit, vijimi i tij nuk përputhet më me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur.

Për garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, si edhe për ofrimin pa ndërprerje të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës, urdhërohet shfuqizimi i urdhrit nr. 366 (nr. 7461 prot), datë 14.02.2025, të kryetarit të Bashkisë, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

Me shfuqizimin e këtij urdhri, zëvendëskryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, nuk do të ushtrojë më kompetencat e deleguara të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, si edhe të gjitha strukturat përgjegjëse.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe do të afishohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

KRYETARI

Erion Veliaj


sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis