Provimi i Maturës do të zhvillohet të shtunën, më 29 gusht 2026, në orën 10:00, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Të lidhura
None found
Nëpërmjet platformës eKosova kishin aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë. Pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë miratuar 4,967 prej tyre.
Procesi i testimit do të zhvillohet në 55 qendra të shpërndara në vend.
Sipas MASh-it, komisionarët dhe administruesit duhet të arrijnë në qendrat ku janë caktuar të paktën një orë përpara nisjes së provimit, në mënyrë që organizimi dhe mbarëvajtja të zhvillohen siç duhet.
Kandidatët, ndërkohë, duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit.
Ministria ka apeluar për zbatim të plotë të udhëzimeve dhe rregullave, me synimin që provimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët.
