Kristjan Asllani do ta vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Interi dhe Al Jazira kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e mesfushorit shqiptar.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se klubi nga Abu Dhabi do ta marrë 24-vjeçarin në huazim për 2 milionë euro. Marrëveshja përfshin edhe detyrimin për blerjen e tij në fund të sezonit, kundrejt 4.5 milionë eurove.
Të lidhura
None found
Nga ky operacion, Interi mund të përfitojë në total 6.5 milionë euro.
Asllani ishte transferuar nga Empoli tek Interi në vitin 2022, por nuk mundi të fitonte vazhdimësi në formacionin zikaltër. Pas katër sezonesh në Milano, mesfushori është gati të nisë një etapë të re në futbollin e Emirateve.
Shqiptari vjen nga një periudhë huazimi te Besiktas. Gjatë sezonit të fundit në Superligën turke, ai shënoi 2 gola dhe dha 2 asistime në 14 paraqitje, ndërsa luajti edhe tri ndeshje në Kupën e Turqisë.
Vendimin për t’u larguar nga Italia, 24-vjeçari e kishte marrë pas eksperiencës me Torinon. Ai kaloi te skuadra torineze në verën e vitit 2024, por nuk siguroi një vend të përhershëm në ekip dhe u kthye para kohe tek Interi. Nga gushti deri në janar të vitit 2025, Asllani regjistroi 15 ndeshje me Torinon.
Projekti i paraqitur nga Al Jazira e ka bindur mesfushorin shqiptar. Të gjitha palët kanë arritur tashmë marrëveshjen dhe mbetet vetëm përfundimi i procedurave.
