Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të mërkure në zonën e gjelbër që rrethon qytetin e Sarandës.
Flakët janë lokalizuar në sipërfaqen e mbjellë me pisha, në afërsi të Manastirit të 40 Shenjtorëve, duke shkaktuar shqetësim për shkak të terrenit dhe dendësisë së bimësisë.
Të lidhura
None found
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, si dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesë të tjera të zonës pyjore.
Deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë nëse flakët mund të përbëjnë rrezik për zonat e banuara.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet pas kontrolleve që do të kryhen në terren.
