Dita e sotme është një ditë mjaft e veçantë për këngëtaren Fifi, pasi mamaja e saj feston ditëlindjen.
Fifi ishte e para që e uroi sapo kaloi mesnata, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me të ëmën.
Fifi i dedikoi të ëmës fjalët më të ngrohta për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen o arsyeja e jetës tem❤️ Edhe pse shpesh kena mosmarrëveshje, najher edhe bojme llafe , une prap t’du se je ajo qe m’dhe mundesin me frymu // Te dua Mam @nurijeracii ❤️”- shkruan këngëtarja krahas fotos së tyre.