Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Laçit. Një grua 33 vjeçare është përplasur nga një makinë.
Burime nga policia thanë se ajo është dërguar me dëmtime të shumta në spitalin e Lezhës.
Shoferi është shoqëruar në Komisariat.
Kurbin/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:50, në qytet Laç, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/