Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për ambasadoren Yuri Kim, ka reaguar Ambasada Amerikane.
Në reagim, ambasada thotë se SHBA-të janë të vendosur në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
“Midis urdërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha ambasada e SHBA në reagim./albeu.com