Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zhvilloi sot një takim njoftues me shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, duke e përgëzuar për marrjen e detyrës së re.
Të lidhura
None found
Sipas komunikatës për media, gjatë takimit Sveçla shprehu falënderimin e tij për kontributin e vazhdueshëm të EULEX-it dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Ministri vlerësoi gjithashtu mbështetjen e misionit gjatë gërmimeve të kryera në varrezat masive në Zubin Potok.
Sveçla dhe Lopes biseduan edhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme rikonfirmoi angazhimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.
