Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, priti në një takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepin.
Në bazë të njoftimit të publikuar në Facebook, biseda u përqendrua te zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimi mes institucioneve dhe çështjet që lidhen me komunitetet joshumicë.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit u vlerësua si e rëndësishme puna e përbashkët institucionale për garantimin dhe përmirësimin e të drejtave të komuniteteve, forcimin e përfaqësimit të tyre dhe sigurimin e mundësive të barabarta për përfshirje në jetën publike e institucionale të vendit.
Shiroka Pula dhe Rexhepi folën gjithashtu për domosdoshmërinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, në mënyrë që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e nevojshme, thuhet në njoftim.





