Rijad Kobiljar ka nisur një kapitull të ri në karrierë, pasi është zyrtarizuar si futbollist i Muharraq SC. Mesfushori 30-vjeçar i dha fund qëndrimit te Vllaznia për t’iu bashkuar klubit nga Bahreini.
Lajmi u bë i ditur nga klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale: “KF Vllaznia njofton transferimin e futbollistit Rijad Kobilar te klubi i Bahreinit, Muharraq SC. I urojmë Rijadit shumë suksese në vazhdim të karrierës”.
Të lidhura
None found
Boshnjaku kishte mbërritur te Vllaznia në korrik të këtij viti, pas ndarjes nga Tirana. Megjithatë, aventura e tij në Shkodër zgjati pak më shumë se një muaj, përpara se lojtari të vendoste të largohej.
Kobiljar kujtohet veçanërisht për periudhën te Tirana dhe episodin pas fitores 2-1 në derbin ndaj Partizanit. Në atë rast, mesfushori mori megafonin dhe ofendoi ekipin rival, veprim që solli edhe pezullimin e tij nga Disiplina.
