Për të 85-ën ditë radhazi, shqiptarët kanë dalë në protestë kundër kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët kanë zhvilluar një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Gjatë ecjes së tyre në Tiranë janë dëgjuar thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi” dhe “Arrestoni Ramën”.
Sipas protestuesve, kërkesa kryesore, për të cilën nuk pranojnë negociata, është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.
