Konflikt familjar në Palasë, prangoset 40-vjeçari, sekuestrohen pistoleta dhe municionet

Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij në kuadër të një konflikti familjar.

Rasti është raportuar pranë Policisë rreth orës 13:40, në një vilë që ndodhet brenda një kompleksi në zonën e Palasës.

Të lidhura

None found

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes u drejtuan menjëherë shërbimet e Patrullës së Zonës. Për menaxhimin dhe vënien nën kontroll të situatës u angazhuan gjithashtu forca shtesë nga Stacioni i Policisë Dhërmi.

Gjatë ndërhyrjes në vilë, punonjësit e Policisë gjetën një pistoletë. Më pas, në banesën e 40-vjeçarit në Tiranë, ku u krye kontroll me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u sekuestruan dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Nga verifikimet e para, shtetasi E. K. rezulton i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë.

Reagimi i shpejtë i strukturave policore mundësoi neutralizimin e konfliktit dhe shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të një situate që mund të kishte pasoja të rënda.

Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, e arrestoi 40-vjeçarin në flagrancë dhe e shoqëroi në ambientet e Policisë. Veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş