Revolta studentore, që vijon prej ditësh në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane. Së fundmi, ka qenë Spiegel që ka shkruar për protestat në Evropë, ndërsa është ndalur edhe për atë që po ndodh në Shqipëri.
Media gjermane shkruan se të rinjtë shqiptarë kanë dalë në rrugë kundër korrupsionit qeveritar dhe kushteve arsimore, ndërsa ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Të lidhura
None found
“Në Tiranë, fqinj i Italisë, policia lokale përdori gjithashtu gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome kundër demonstruesve të shtunën. Protestuesit hodhën gurë drejt oficerëve dhe i vunë flakën hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë. Protestat e udhëhequra nga studentët në Shqipëri drejtohen kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, mungesës së vendeve të punës dhe standardeve të dobëta arsimore. Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2013.
Trazirat kishin shpërthyer tashmë në javët e fundit, duke përfshirë edhe djegien e ndërtesave qeveritare. Trazirat aktuale vijnë pas protestave kryesisht paqësore të verës. Këto protesta u drejtuan kundër një projekti ndërtimi luksoz kontrovers në ishullin Adriatik të Sazanit, të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump.”, thuhet në artikull.






