VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku

Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut në disa zona per disa minuta.

Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që përmbyten shpesh nuk paraqesin probleme të raportuara.

Të lidhura

None found

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

 

 


Shtuar më 25.10.2026 13:44