Sipas raportimeve të Calciomercato.it, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është i kënaqur me punën e drejtorit sportiv Giovanni Manna.
Në klubin napolitan po diskutohet mundësia që këtë detyrë t’ia besojnë Igli Tares. Vendi i 10-të në Serie A dhe mungesa e një skuadre kompakte përmenden si arsyet kryesore pse Manna nuk shihet më si kandidati i preferuar. Pavarësisht afrimeve gjatë merkatos së verës, Napoli ka zhgënjyer dhe nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Të lidhura
None found
Emërimi i Tares do të mundësonte një ribashkim me Max Allegrin, me të cilin ai ka punuar te Milani. Tashmë pritet të shihet se si do të zhvillohet kjo çështje në kampin e Napolit.





