Dita e 13-të të revoltës studentore, protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Tensione janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore, ndërsa studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta nisi me grumbullimin e pjesëmarrësve përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas situata u tensionua me hedhjen e gurëve drejt godinës.

Të lidhura

None found

Tubimi i sotëm zhvillohet pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe forcave të rendit, gjatë të cilave u plagos rëndë në sy edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i goditur nga një plumb gome.


Shtuar më 25.10.2026 15:33