LSDM akuzon Mickoskin dhe Klekovskin për përhapje paniku: ende mungon raporti i plotë për ujin në Gostivar

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë thotë se kanë kaluar gjashtë javë, por ende nuk është bërë publik një dokument zyrtar, i plotë dhe i nënshkruar mbi cilësinë e ujit në Gostivar.

Të lidhura

None found

Sipas opozitës, mungesa e informacionit të qartë po ushqen pasiguri dhe mosbesim te qytetarët. Për këtë arsye, LSDM u kërkon kryeministrit Hristijan Mickoski dhe drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Klekovski, të shpjegojnë pse raporti i plotë nuk është publikuar.

Partia socialdemokrate kujton se gjatë një muaji janë dhënë njoftime të ndryshme për gjendjen e ujit. Fillimisht u vendosën ndalesa, më pas u deklarua se uji mund të përdorej për nevoja teknike, ndërsa më vonë u fol për prani bakteresh dhe virusesh të reja. Në fund, qytetarët u siguruan se uji ishte i pijshëm, por dokumenti i plotë nuk u vu asnjëherë në dispozicion.

LSDM pretendon se, pas 22 ditësh me ujë të ndotur dhe rreth 5.000 personave të sëmurë, banorët kanë të drejtë të njihen me të gjitha mostrat, analizat laboratorike, datat, bakteret dhe vlerat e regjistruara, si edhe me institucionet që kanë kryer testimet.

Gjithashtu, opozita kërkon të sqarohet se kush e ka shpallur ujin e Gostivarit të sigurt për konsum, mbi cilat rezultate është marrë ky vendim dhe kush e ka nënshkruar atë.

“Siguria e ujit të pijshëm është çështje e shëndetit publik, prandaj të gjitha informacionet duhet të publikohen në një raport të vetëm, të plotë dhe të nënshkruar nga personat përgjegjës”, thekson LSDM-ja.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş