Katër persona që po gërmonin në mënyrë të paligjshme në kërkim të arit u kapën në flagrancë nga policia në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, në fshatin Kalishte të Gostivarit. Ndërhyrja e zyrtarëve të Stacionit Policor të Gallatës u krye më 23.10.2026, në orën 20:20.
Nga liria u privuan N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek dhe dy banorë të fshatit Vrapçisht, Z.M. (72) dhe N.K. (78). Kontrolli policor përfundoi me konfiskimin e një detektori metalesh, lopatave, kazmave dhe sendeve të tjera.
Të lidhura
None found
Dyshimet ndaj tyre lidhen me veprën penale „Dëmtimi ose shkatërrimi i pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose i rariteteve natyrore“, të parashikuar nga neni 264 i Kodit Penal.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të katër personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të paraqitet kallëzimi përkatës.







