Shqipëria vazhdon te jetë në rrezik nga zjarret që kanë përfshirë vendin nga veriu në jug të vendit prej 12 ditësh.
Holanda i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Holandës në Shqipëri shkruan se dotën e premte do të vijnë në Shqipëri dy helikopterë Chinook bashkë me 47 ushtarakë holandezë.
Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.
“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook.
Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.
Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë,”- shkruhet në status. /albeu.com/