Zjarri në Rugovë jashtë kontrollit, banorët s’janë kthyer ende në shtëpitë e tyre

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka lëshuar komunikatë për situatën me zjarret në Rugovë.

Policia në reagim ka thënë se nga data 30 korrik 2021 e deri me sot, jemi dëshmitarë të shumë zjarreve që kanë përfshirë komunat ne rajonin e Pejës e sidomos në parkun nacional në fshatin Shtupeq i Madh – Rugovë.

Të lidhura

None found

“Gjatë kësaj periudhe PK-së së bashku me partneret: FSK, Agjensioni i Emergjencave, Zjarrfikësit, Agjensioni për menaxhimin e parkut nacional, Kuvendet Komunale, Dogana po angazhohen ne vazhdimësi ne mënyrë qe zjarret te vihen nen kontroll dhe të shuhen tërësisht”, thuhet në komunikatë.

“Deri sa ne Komunat tjera situatën e kemi nen kontroll, zjarri ne fshatin Shtupeq i Madh ende nuk është venë nen kontroll të plotë”, bën të ditur policia.

Policia tutje ka thënë se dje në orët e pasditës pas rrezikut qe u kanosej disa shtëpive të fshatit nga zjarri, banorët janë evakuar nga to me qëllim të vetëm ruajtjen e jetës së tyre.

“Të njëjtit ende nuk janë lejuar te kthehen ne shtëpitë e tyre, pasi qe rreziku ende nuk ka kaluar, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Apelojmë të të gjithë qytetaret të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e ne veçanti Bjeshkët e Nemuna që maksimalisht të jen te kujdesshëm dhe të përmbahen çdo sendi që mund të aktivizoji zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrë etj.)”, thuhet tutje.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë PK-së për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të zjarr vënieve. /


Shtuar më 4.08.2021 17:44

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş