Sulmi rus me dronë në rajonin e Kharkivit shkakton dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga gjashtë dronë të ushtrisë ruse që goditën fshatin Lebyazhe, në rrethin Chuhuiv të rajonit të Kharkivit, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Të lidhura

None found

Guvernatori i Kharkivit, Oleg Synegubov, cituar nga agjencia ukrainase Unian, njoftoi se viktimat janë një burrë 73-vjeçar dhe një grua 66-vjeçare.

Të plagosur mbetën një burrë 41-vjeçar dhe një grua 73-vjeçare, të cilët morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sulmi shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale. “U regjistruan zjarre në pesë banesa private, tri prej të cilave u shkatërruan plotësisht”, deklaroi Synegubov.

Ai shtoi se janë dëmtuar 20 banesa private, përfshirë tri ndërtesa ndihmëse.

“Të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë me intensitet të plotë”, nënvizoi guvernatori i Kharkivit.

Sulmet me dronë të Rusisë ndaj zonave të banuara në Ukrainë po vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe dëme të mëdha materiale, teksa lufta mes Moskës dhe Kievit vijon.


Shtuar 21.08.2026 08:01

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet