Dede pas barazimit me Lillestrom: Egnatia duhet të sillet si një ekip i arenës së të mëdhenjve

Egnatia e mbylli në barazim pa gola, 0-0, ndeshjen e parë të “play-off”-it të Europa League kundër Lillestromit. Përballja u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinës, ndërsa pas sfidës trajneri i skuadrës shqiptare, Nevil Dede, analizoi paraqitjen e ekipit.

Të lidhura

None found

Dede pranoi se skuadra e tij tregoi naivitet në disa momente, veçanërisht në fazën sulmuese, ku mungoi interpretimi i duhur i situatave. Sipas tij, lojtarët menduan se mund ta kalonin kundërshtarin përmes pasimeve në vijën e parë, por nuk ia dolën ta realizonin këtë. Ai vlerësoi gjithashtu nervozizmin e ekipit dhe përmendi përpjekjet e Dajsinanit për të gjetur zgjidhje, duke theksuar se futbollistët meritojnë komplimente dhe se e kanë bërë krenar.

“Mendoj që u treguam naivë. Në sulm na mungoi një sy i mprehtë për të dalluar gabimet dhe për t’i korrigjuar. Për mua ishte diçka bazike, një çështje interpretimi ose keqkuptimi nga djemtë. Ata besonin se mund ta kalonin kundërshtarin me pasim në vijën e parë, por nuk ia dolëm. Vuajtëm edhe sepse ishim nervozë. Shihja Dajsinanin që përpiqej të gjente zgjidhje. Megjithatë, këta djem meritojnë komplimente, sepse na kanë bërë krenarë”, u shpreh trajneri.

Duke folur për mungesën e dendësisë në momentin e përfundimit të aksioneve, ai tha se Egnatia e orientoi lojën kryesisht nga krahu i majtë, ndërsa Albanese mbeti shpesh i lirë në krahun tjetër pa u shërbyer siç duhej. Dede shtoi se shpejtësia e Grudës mund të kishte sjellë një zgjidhje, ndërsa alternativa tjetër ishte përdorimi i fundores.

“Mendoj se e shtymë shumë lojën nga e majta, edhe pse kishim një mundësi tjetër. Albanese ishte vazhdimisht bosh, por në pjesën e parë nuk e gjetëm asnjëherë. Shpejtësia e Grudës mund të na ndihmonte, ndërsa zgjedhja e dytë ishte të shfrytëzonim fundoren. Djemtë u përpoqën shumë dhe mendoj se ndeshja meriton komplimente. Natyrisht, ne trajnerët gjejmë gjithmonë gjëra që nuk shkojnë”, deklaroi Dede.

Trajneri i Egnatias theksoi se skuadra kishte punuar për rreth 5 ditë për këtë përballje dhe se rezultati e la të hapur kualifikimin. Ai shprehu keqardhje që lojtarët nuk u shpërblyen me gol, por nënvizoi se ekipi mbetet në garë për gjithçka.

“Kemi gati 5 ditë që punojmë për këtë kundërshtar. Nuk i njoh të gjitha cilësitë e lojtarëve të Lillestromit, por flas bazuar në informacionin që kam marrë. Më vjen keq që djemtë nuk u shpërblyen sot me një gol, por mendoj se gjithçka është ende e hapur. Ne jemi në lojë për gjithçka. Duhet të kuptonim mënyrën se si preson kundërshtari dhe faktin që ai mbulonte Albanesen. Në fund, më e rëndësishmja është që djemtë të kuptojnë se jemi në arenën e të mëdhenjve dhe duhet të sillemi si të tillë”, tha ai.

Dede beson se Egnatia e ka kapacitetin për të përballuar sfida të tilla, edhe pse shpërdoroi disa mundësi të thjeshta. Ai shtoi se në fund të ndeshjes skuadra duhej të ishte më e saktë dhe të krijonte situata dy kundër një në krah.

“E kemi kapacitetin për këtë. Kemi humbur disa raste të thjeshta dhe kundërshtari u përpoq ta menaxhonte ndeshjen. Në fund duhet të bënim më mirë dhe të krijonim situata dy kundër një në krah. Lillestromi ishte 90 minuta lart fizikisht, pasi ndodhet në javën e 25-të të kampionatit. Ne luajmë me Tiranën të dielën, ndërsa ata e kanë shtyrë ndeshjen. Kjo tregon se sa shumë e kanë vlerësuar këtë përballje. Tani do të mendojmë për Tiranën dhe më pas do të rikthehemi te ata. Kjo është pozitive dhe merita u shkon djemve dhe stafit”, theksoi trajneri.

I pyetur për humbjet e shumta të topit dhe tranzicionet me pasime shkarkuese, Dede ia atribuoi një pjesë të këtij problemi konsumit fizik. Ai tha se Egnatia e kishte ndeshjen nën kontroll dhe se në një interval prej 5 ose 6 minutash në pjesën e parë krijoi raste, ndërsa i dha meritë edhe kundërshtarit.

“Mendoj se kjo ndodhi për shkak të konsumit të madh. Ndeshjen e kishim në kontroll. Në 5 ose 6 minuta të pjesës së parë krijuam raste. Duhet t’i japim meritë edhe kundërshtarit, pasi nuk mund të themi se kemi gabuar vetëm sepse nuk arritëm ta mundnim”, u shpreh Dede.

Për presionin që mund të sjellë pjesëmarrja në Europa League, trajneri tha se vështirësia e kundërshtarit ndikon në këtë aspekt, por lojtarët janë të përgatitur psikologjikisht. Ai sqaroi edhe zgjedhjet në formacion, duke bërë të ditur se Yago u aktivizua në të majtë, ndërsa Smajli luajti në vend të Jaime.

“Vështirësia e kundërshtarit e sjell edhe këtë presion. Nga ana psikologjike, këta lojtarë janë gati, por duhet të kuptojmë se duhet të jemi në arenën e të mëdhenjve. Jaime ka 3 javë pushim, sepse duhet t’i nënshtrohet një trajtimi në gju. Ai ka shkuar në Spanjë dhe nuk mund ta konsumonim më shumë”, shpjegoi ai.

Sa i përket kampionatit dhe ndeshjes së së dielës me Tiranën, Dede tha se do ta ndjekë për të parë kundërshtarët dhe për kënaqësi. Ai parashikoi një sezon të bukur, por më dinamik se ai i kaluar, ndërsa nënvizoi se Egnatia do t’i qëndrojë profilit të klubit.

“Do ta ndjek nesër për kënaqësi dhe për të parë kundërshtarët. Do të jetë një kampionat i bukur, por më dinamik se sezonin e shkuar. Ne jemi një klub që, siç e kuptoni të gjithë, e ka profilin e ulët. Unë do t’i përshtatem logjikës së klubit”, përfundoi Dede.


Shtuar 20.08.2026 21:16

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet