MEPSO kërkon shtim 97% të tarifës së shërbimit; KRRE-ja do të caktojë çmimet e reja nga 1 janari

Një rritje prej më shumë se 97 për qind të tarifës së shërbimit ka kërkuar MEPSO-ja, në kuadër të procesit për përcaktimin e çmimeve të reja të energjisë elektrike, të cilat pritet të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Propozimi i është dorëzuar Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), institucioni që do të shqyrtojë kërkesat e kompanive energjetike dhe do të vendosë për tarifat e reja.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ndikimin më të madh në çmimin përfundimtar që paguajnë familjet pritet ta ketë oferta e ESM-së, përkatësisht tarifa me të cilën kompania shtetërore do t’ia shesë energjinë furnizuesit universal EVN Home.

Aktualisht, EMV-ja i shet EVN Home-it energji elektrike me çmim prej 65 eurosh për megavat-orë. Nëse kjo tarifë ndryshon, ndryshimi mund të ndikojë në përllogaritjen e shumës përfundimtare që u faturohet konsumatorëve.

Kërkesa e MEPSO-s për ta afruar tarifën e shërbimit në dyfish ngre pikëpyetje për ndikimin e saj në faturat e energjisë. Sidoqoftë, një shtim prej 97 për qind i kësaj tarife nuk nënkupton se faturat e amvisërive do të pësojnë rritje të njëjtë. Shuma përfundimtare do të përcaktohet nga vendimi i KRRE-së, çmimi i shitjes së energjisë nga EMV-ja dhe kostot e tjera të rregulluara që përfshihen në faturë./Telegrafi/


Shtuar më 21.10.2026 13:43