Studentët e Juridikut paralajmërojnë protesta: Provimi i Jurisprudencës të mbahet tërësisht në shqip

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin “Nënë Tereza” zhvilluan sot një takim informues, pas kundërshtimeve lidhur me zhvillimin në gjuhën shqipe të provimit të Jurisprudencës dhe provimeve të tjera.

Besar Sejdi, përfaqësues i UNT-së, tha se studentët kërkojnë respektimin e ligjit dhe janë të gatshëm të protestojnë.

Të lidhura

None found

“Studentët mendojnë se nuk ka arsye për shkelje të ligjit. Legjislacioni dhe Kushtetuta e garantojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet 100% në gjuhën shqipe, ndaj nuk duhet të bëhet fjalë për përqindje”, u shpreh ai.

Sejdi shtoi se do të marrë pjesë në protestë në çdo kohë që ministri të mos e pranojë kërkesën e tyre për zhvillimin e provimit tërësisht në shqip.

Studentët kishin zhvilluar të hënën një takim me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari. Ata dolën të pakënaqur, pasi ministri u paraqiti zgjidhjen ligjore sipas së cilës provimi zhvillohet në shqip, ndërsa praktika në gjuhën maqedonase./Telegrafi/


Shtuar më 21.10.2026 13:43