Armando Sadiku mbyll karrierën në moshën 35-vjeçare: “Faleminderit futboll, do të më mungosh!

Armando Sadiku ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e bëri publik këtë zgjedhje përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram, duke e cilësuar si vendimin më të vështirë të jetës.

“Faleminderit, futboll. Do të më mungosh”, shkruan Sadiku në mesazhin e tij, ndërsa videoja përmbledh momente të ndryshme nga rrugëtimi i tij profesional dhe episodet më të rëndësishme të karrierës.

Të lidhura

None found

Emri i tij do të mbetet i lidhur me disa prej çasteve më të veçanta të Shqipërisë në arenën evropiane. Sadiku shënoi golin vendimtar ndaj Armenisë, rezultat që i parapriu kualifikimit historik të kuqezinjve në Europianin e Francës 2016. Ai gjithashtu realizoi përballë Rumanisë në fitoren 0-1, në ndeshjen e fundit të Shqipërisë në atë Europian.

Me fanellën e Kombëtares, ish-futbollisti kuqezi zhvilloi 38 ndeshje dhe shënoi 12 gola. Pas tërheqjes nga futbolli, Sadiku do të nisë detyrën si drejtor sportiv te Bellinzona, klub zviceran.


Shtuar më 21.10.2026 13:54