Drita do ta zhvillojë në shtëpi përballjen me Inter Escaldes, të vlefshme për ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës. Ndeshja nis në orën 20:00.
Të lidhura
None found
Pak para fillimit të sfidës, trajneri i kampionit të Kosovës, Ardian Nuhiu, ka bërë publike përbërjen me të cilën skuadra e tij do të luajë nga minuta e parë.
Nuhiu ka zgjedhur skemën 4-4-2, ndërsa në mesin e zëvendësuesve kanë mbetur disa futbollistë të rëndësishëm, mes tyre Arb Manaj, Liridon Balaj dhe Rron Broja.
Blerim Krasniqi do ta udhëheqë repartin ofensiv të Dritës, ndërsa Besnik Krasniqi është vendosur në krahun e djathtë të sulmit.
Në qendër të mesfushës do të jenë Ëilliam Beaten dhe Vesel Limaj. Në formacionin titullar është përfshirë edhe Hajdin Salihu, i cili do ta nisë takimin në mbrojtje.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Beaten, Limaj; Krasniqi, Nguena, Jashari; Krasniqi.
Inter Escaldes: Diaz; Torres, Sanchez, Hernandez, Pochettino; Molina, Otegui, Lopez; Sidibe, Chouaib, Berlanga.
