Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot takime me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, drejtuesin e EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë këtyre takimeve Kurti pranoi urime për “zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional”, çka krijon kushtet për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë gjatë mandatit të ri.
Të lidhura
None found
Diskutimet përfshinë edhe vijimin e bashkëpunimit dhe procesin e reformave.
ZKM bëri të ditur se në takim u rikonfirmua mbështetja për avancimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.





