Richard Grenell zgjedh Vlorën për pushime: Marina Bay është një perlë, do të rikthehem së shpejti

Richard Grenell, i dërguari i presidentit Trump për Misione të Posaçme, po qëndron për disa ditë pushimesh në Shqipëri, në një prej resorteve luksoze të jugut të vendit.

Gjatë vizitës së tij në Marina Bay, në Vlorë, Grenell ka publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe video të realizuara prej tij, ndërsa ka shprehur vlerësimin për destinacionin dhe pritjen që i është bërë.

Të lidhura

None found

“Vlora, Shqipëria, është magjike”, ka shkruar ai, duke e përshkruar Marina Bay si “një perlë”. Sipas Grenell, resorti bashkon luksin me çmime të përballueshme dhe ofron mundësi si për qetësi e relaks, ashtu edhe për argëtim gjatë natës, pasi në kompleks ndodhet edhe një kazino.

Grenell ka bërë të qartë se publikimi i tij nuk është reklamë e sponsorizuar. Ai ka sqaruar gjithashtu se fotografitë dhe videot janë realizuar vetë gjatë qëndrimit, pa plan dhe pa skenar.

Në mesazhin e tij, ai ka falënderuar Besmirin dhe ekipin e resortit për mikpritjen, duke lënë të kuptohet se do të rikthehet në të ardhmen.

“Do të më mungoni ju dhe ekipi juaj. Por me siguri do t’ju shoh sërish së shpejti”, shkruan ai.

Vizita e Grenell zhvillohet në një kohë kur jugu i Shqipërisë vazhdon të jetë një pikë tërheqëse për turistët dhe personazhet e njohura ndërkombëtare. Vlora dhe Riviera shqiptare janë shndërruar në ndër destinacionet më të kërkuara për pushimet verore.

Në vijim, mesazhi i plotë i publikuar prej tij:

“Vlora, Shqipëria, është magjike dhe nuk mund të them mjaftueshëm për shtëpinë time larg shtëpisë, Marina Bay në Vlorë.

Duhet të theksoj se askush nuk po më paguan për ta thënë këtë, por Marina Bay është një perlë. Është e përballueshme, por luksoze. Mund të jetë një vend për t’u relaksuar ose për të shijuar jetën e natës – ka edhe kazino.

I realizova vetë të gjitha këto foto dhe video, krejtësisht pa plan dhe pa skenar. Besmir, do të më mungoni ju dhe ekipi juaj. Por me siguri do t’ju shoh sërish së shpejti”.


Shtuar 20.08.2026 12:42

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet