Sipas të dhënave të fundit, gjatë 24 orëve të kaluara (nga data 19 deri më 20 gusht 2026) deri në orën 07:30, në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar gjithsej 37 vatra zjarri në hapësira të hapura.
Të lidhura
None found
Aktualisht, pesë prej tyre mbeten ende aktive. Vatrat janë të shpërndara në disa komuna: në zonën e Mariovës (pranë fshatit Çanishtë, me një degë që shtrihet drejt Crna Rekës dhe një tjetër në afërsi të fshatit Orle), si dhe në territoret e komunave Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë dhe Mogillë.
Ndërkohë, situata në deponinë e Komunës së Delçevës është stabilizuar dhe zjarri atje tashmë është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se 31 zjarret e tjera janë neutralizuar plotësisht.
