Mungesa e energjisë elektrike, ka krijuar kaos në Portin e Vlorës, ku është penguar procesi i imbarkimit të qindra pasagjerëve dhe automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete janë përballur me vonesa në procesin e imbarkimit, duke krijuar radhë dhe situatë të rënduar në port.
Të lidhura
None found
Shkak i ndërprerjes së energjisë, dyshohet të jetë një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.
