Michael Gahler, eurodeputet gjerman dhe zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP), reagoi ashpër për protestat e fundit që po zhvillohen në Shqipëri.
Gahler, i cili vitin e kaluar drejtoi delegacionin e Parlamentit Evropian në misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve në vend, tha se pakënaqësia qytetare lidhet me një situatë që, sipas tij, është vërejtur prej kohësh.
Të lidhura
None found
“Si drejtues i delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar. E kuptoj se prej sa kohësh qytetarët kanë protestuar kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin vetë thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë”, shkroi Gahler.
Reagimi i tij i shtohet zërave të rëndësishëm ndërkombëtarë që mbështesin shqetësimet e qytetarëve, ndërsa e lidh krizën politike dhe institucionale në vend me kapjen e shtetit dhe mosrespektimin e standardeve demokratike.







