Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të enjten, pra nesër, një seancë plenare që nis në orën 10:00.
Ndër çështjet e parashikuara në agjendë është krijimi i një Komisioni Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër vende në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Të lidhura
None found
Ky komision do të përzgjedhë dy kandidatë nga komuniteti shqiptar, një përfaqësues të komunitetit serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për caktimin e deputetëve në komisionet parlamentare.




