Banorët e Divjakës zhvilluan protestën e 19-të kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë, në një tubim që nuk pati ndryshime të mëdha krahasuar me protestat e mëparshme.
Protestuesit kërkuan që Divjaka të vijojë të jetë bashki. Përmes thirrjeve të tyre, ata iu drejtuan kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë, si edhe kryetarit të bashkisë, duke i kërkuar të mbrojë statusin e saj.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalimeve u theksua se bashkia duhet të qëndrojë në Divjakë, pasi ekzistojnë edhe bashki më të vogla dhe me performancë më të dobët, të cilat nuk përfshihen në projektin për shkrirje.
Protesta e natës së 19-të përfundoi me një marshim në rrugët e qytetit, ndërsa banorët deklaruan se do të vijojnë të mblidhen çdo ditë në shesh.
