Dyshime për lëndë plasëse në një furgon të braktisur në Vlorë, automjeti dërgohet me karrotrec në komisariat

Një furgon i lënë prej dy ditësh në rrugën “28 Nëntori” të Vlorës ka alarmuar autoritetet, pasi dyshohet se brenda tij mund të ndodhet një lëndë plasëse.

Pas njoftimit për praninë e një objekti të dyshimtë në automjet, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet.

Të lidhura

None found

Furgoni është marrë me karrotrec nga policia dhe do të transportohet në komisariat, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara për të përcaktuar nëse përmban lëndë plasëse apo materiale të tjera të rrezikshme.

Autoritetet kanë kërkuar paraprakisht të dhëna për pronarin e mjetit, por deri tani nuk është identifikuar se kujt i përket.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e furgonit.


Shtuar 18.08.2026 22:20

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet