Një zjarr i fuqishëm përfshiu pasditen e së martës një qendër riciklimi në Bermondsey, në juglindje të Londrës, duke krijuar një shtresë të dendur tymi mbi qiellin e kryeqytetit britanik.
Objekti ndodhet në një zonë të banuar, pranë disa bizneseve, çka ka shtuar shqetësimin për përhapjen e flakëve. Për përballimin e situatës u angazhuan rreth 100 zjarrfikës.
Të lidhura
None found
Ekipet e emergjencës dhe autoritetet kanë ndërhyrë për të kufizuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në zonat përreth.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te rreziku i zjarreve në Bermondsey, ku një tjetër incident i përmasave të mëdha ishte shënuar edhe në muajin qershor.
