Vllaznia ka konfirmuar përforcimin e radhës në merkato, duke afruar portierin moldav Cristian Avram. Transferimi u njoftua zyrtarisht nga klubi shkodran nëpërmjet rrjeteve sociale.
Vetëm pak javë më parë, Avram mbrojti portën e Petrokub kundër Egnatias në Champions League, ndërsa tashmë është bërë pjesë e kuqebluve. Portieri 32-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe pritet ta përforcojë ndjeshëm këtë repart me eksperiencën dhe cilësitë e tij.
Të lidhura
None found
Ardhja e tij shton konkurrencën me Aron Jukajn për rolin e titullarit. Avram është aktivizuar gjithashtu me Kombëtaren e Moldavisë, duke i dhënë skuadrës shkodrane më shumë garanci dhe siguri në prapavijë.
