SHBA paralajmëron masa të paprecedenta ndaj Iranit, Scott Bessent: Njoftimi pritet brenda ditësh

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet të intensifikojë presionin ekonomik ndaj Iranit. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka bërë të ditur se Uashingtoni pritet të shpallë gjatë ditëve të ardhshme masa të papara më herët për izolimin ekonomik të një shteti.

Të lidhura

None found

Ende nuk dihet se çfarë do të përfshijë konkretisht paketa e re. Sipas ekspertëve të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, një hap vërtet i jashtëzakonshëm mund të shkojë përtej vendosjes së sanksioneve të reja ndaj kompanive iraniane. Në fokus mund të jenë rrjetet financiare dhe tregtare ndërkombëtare që i kanë lejuar Teheranit të vijojë eksportin e naftës, pavarësisht dekadave të presionit nga Shtetet e Bashkuara.

Masa të tilla mund të prekin bankat kineze, transaksionet në juan për naftën iraniane, mekanizmat alternative të pagesave, si edhe kompanitë e transportit, sigurimit e rafinimit dhe ndërmjetësit financiarë të përfshirë në këto marrëveshje.

“Mbani sytë këtu për më shumë njoftime javën e ardhshme, sepse do të zbatojmë masa siç nuk janë parë kurrë më parë në historinë e izolimit ekonomik të një vendi”, deklaroi Bessent. Ai sqaroi se këto masa do të jenë pjesë e një “goditjeje me dy hapa”, e cila do të shoqërohet me vijimin e bllokadës ndaj porteve iraniane.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme për planin. E pyetur lidhur me veprimet e pritshme, zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi: “kemi në dispozicion mjete të tjera që mund t’i përdorim për të vazhduar ndëshkimin e Iranit dhe paralizimin e ekonomisë së tij, e cila tashmë ndodhet në një gjendje shumë të dobët”.

Sipas administratës amerikane, Irani po përballet me rritje të inflacionit, rënie të të ardhurave nga energjia, varfëri dhe kufizime në sigurimin e valutës së huaj. Një vlerësim i Pentagonit, i publikuar nga The Hill, arriti në përfundimin se faza e parë e bllokadës amerikane, e zhvilluar nga 13 prilli deri më 18 qershor, i shkaktoi Iranit humbje prej rreth 4.8 miliardë dollarësh në të ardhurat nga nafta.


Shtuar 17.08.2026 21:28

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom