Prej katër ditësh, flakët po përfshijnë masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, ku gjendja po rëndohet me ritme të shpejta.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë ndihmuar përhapjen e zjarrit në një pjesë të madhe të perimetrit pyjor. Ndërhyrja efektive e automjeteve zjarrfikëse nga toka është penguar nga terreni i vështirë malor dhe mungesa e rrugëve të kalueshme, ndaj efektivët dhe punonjësit e shërbimit pyjor po veprojnë kryesisht me mjete rrethanore.
Të lidhura
None found
Zjarri, i cili po avancon pa u frenuar, ka djegur plotësisht sipërfaqe të gjera me pisha dhe bimësi të dendur. Përballë pamundësisë për ta izoluar vatrën nga toka, autoritetet vendore dhe banorët kërkojnë me urgjencë angazhimin e helikopterëve nga ajri. Sipas tyre, kjo mbetet e vetmja mënyrë për të kontrolluar situatën përpara se dëmi mjedisor të marrë përmasa edhe më të mëdha.
