Ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, do të hetohet në gjendje të lirë pasi Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e avokatit të tij, Sokol Tahiraj.
Me vendimin e ri, masa e sigurisë ndaj Bashllarit u ndryshua nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.
Të lidhura
None found
Pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, gjykata vendosi që ish-zyrtari i Policisë të paraqitet sipas përcaktimeve të saj gjatë kohës që vijojnë hetimet.
Bashllari dhe 4 drejtues të tjerë të Komisariatit të Sarandës u arrestuan nga AMP në muajin maj, nën dyshimet se kishin favorizuar ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil.
