Flakët në zonën e Qafë Helmesit, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, kanë dalë jashtë kontrollit.
Edhe pse në terren janë angazhuar forca të shumta për të frenuar dhe izoluar zjarrin, situata është përkeqësuar, e ndikuar nga era dhe temperaturat e larta.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja po bëhet më e vështirë për shkak të terrenit malor, ndërsa në disa prej zonave të prekura mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë.
Për shuarjen e zjarrit po punojnë punonjës të shërbimit zjarrfikës, të Bashkisë Bulqizë dhe të shërbimit pyjor, si edhe forca të ushtrisë.
