Dosjet numërohen shpejt/ Të rinjtë protestojnë para SPAK-ut dhe rikthejnë në vëmendje aferat e bujshme

Një grup të rinjsh janë mbledhur ditën e sotme përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kanë  kërkuar drejtësi dhe hetime për disa nga çështjet më të debatuara të viteve të fundit.

Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK-ut të mos lërë në harresë dosjet që, sipas tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga organet e drejtësisë.

Të lidhura

None found

Mes çështjeve të përmendura ishin dosja e Portit të Durrësit, çështja McGonigal, projekti në Zvërnec, patronazhistët dhe inceneratorët.

Sipas të rinjve, institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë rastet që ata i cilësojnë si keqqeverisje dhe korrupsion. Ata kanë kërkuar gjithashtu përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas pretendimeve të tyre, janë përfshirë në këto çështje.

Ky nuk është tubimi i parë që i njëjti grup organizon përpara SPAK-ut. Edhe në disa raste të tjera, të rinjtë janë grumbulluar pranë institucionit, duke kërkuar hetimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, si edhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Përmes këtyre protestave të përsëritura, pjesëmarrësit synojnë që dosjet e shumëpërfolura të mbeten pjesë e vëmendjes publike, ndërsa kërkojnë nga institucionet e drejtësisë përgjigje lidhur me hetimet dhe përgjegjësitë që mund të rezultojnë prej tyre.

Të rinjtë kanë deklaruar se do të vazhdojnë të kërkojnë transparencë dhe drejtësi për të gjitha çështjet që ata i vlerësojnë ende të pazbardhura.


Shtuar 17.08.2026 13:16

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom giriş