Odegaard pas fitores 3-0 ndaj Man Cityt: Arsenali synon çdo trofe

Martin Odegaard është shprehur i lumtur me performancën e Arsenalit në finalen e Community Shield, ku londinezët triumfuan 3-0 përballë Manchester Cityt.

Të lidhura

None found

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta kontrolloi ndeshjen dhe dha një paraqitje shumë të mirë, duke e hapur sezonin e ri me një trofe.

Kapiteni i Arsenalit, pas përfundimit të sfidës, komentoi lojën e skuadrës së tij si edhe objektivat që “Topçinjtë” kanë për edicionin e ri.

“Bëmë një futboll fantastik. Ishte një performancë e shkëlqyer dhe një nisje e mrekullueshme e sezonit”, deklaroi Odegaard.

“Gjithmonë synoj të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem me gola dhe asistime. Dua të realizoj më tepër gola. Sot e treguam nivelin tonë. Dëshmuam se jemi gati. Jemi seriozë dhe duam ta përsërisim këtë.”

Norvegjezi theksoi se Arsenali ka synimin të konkurrojë për çdo trofe të mundshëm, ndërsa suksesi në Community Shield, sipas tij, e ka shtuar edhe më shumë dëshirën e skuadrës për të fituar.

“Duam të luftojmë për të. Duam ta bëjmë përsëri. Kur e kupton sa e bukur është kjo ndjesi, dëshiron ta përjetosh sërish. Ne duam t’i fitojmë të gjitha”, përfundoi kapiteni i Arsenalit.

Arsenali do ta nisë të premten sezonin në Ligën Premier, në përballjen ndaj Coventry Cityt, skuadrës së sapo promovuar.//


Shtuar 16.08.2026 19:04

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbet